Urdhri për KZAZ/ Votimi elektronik, bllokohet dalja e rezultatit për Vorën, Celibashi shpjegon arsyen

Shqipëria

Urdhri për KZAZ/ Votimi elektronik, bllokohet dalja e rezultatit për Vorën, Celibashi shpjegon arsyen

Më: 11 maj 2025 Në ora: 20:01
Ilustrim

KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin  e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën.

Normalisht në Vorë është zhvilluar votim elektronik. Që do të thotë me përfundimin e votimit pritej mbledhja e usb-ve dhe Vora do ishte e para qe do jepte rezultatin e zgjedhjeve.

Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit.

Pra edhe pse duhet te dilnin rezultatet të parat sepse janë votime elektronike.

 Është urdhëruar që mos të printohet rezultati shpjegojnë komisionërët dhe për këtë nuk u është dhënë asnjë arsye.

Ata shpjegojnë se urdhri ka ardhur me telefon dhe gojarisht, pra jo i shkruar.

Ndërkohë kreu i KQZ Celibashi deklaroi gjatë njëdalje për mediat se bllokimi i daljes së rezultatit në Vorë është bërë me konsensus politk dhe do të jepet neser në mëngjes.

Celibashi: Në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet në lidhje me rezultatin e shpejtë prodhon dhe pjesa dërmuese e votave për QV do të numërohen pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat