Qarku Berat/ Numërohen më shumë se gjysma e kutive, PS kryeson me rreth 60% të votave

Shqipëria

Qarku Berat/ Numërohen më shumë se gjysma e kutive, PS kryeson me rreth 60% të votave

Më: 12 maj 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për qarkun e Beratit.

Nga të dhënat e fundit të updatuara në faqen zyrtare të KQZ janë numëruar 133 kuti nga 275 që janë gjithsej.

Partia Socialiste udhëheq me 18.876 vota (59.85%), ndjekur nga  PD-ASHM me 9369 vota (29.70%)

Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, ka marrë 1940 vota (6.15 %).

Partia Mundësia ka arritur të marrë 1.79 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Bashkë 1.07 përqind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat