Begaj takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-së

Shqipëria

Begaj takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-së

Më: 24 maj 2025 Në ora: 18:31
Pamje nga takimi

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA-ja ka me Shqipërinë.

Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.

“Takim i frytshëm me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Vlerësova SHBA-në si një vend historik miqësor, partner strategjik, aleat të fuqishëm në NATO, një aktor të pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë.

Falënderova për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë.

Besimplotë se në Shqipëri do të vijnë më shumë investime amerikane në fushën e turizmit, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar Begaj, në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat