“S’duhej të ishte mes nesh”, pas garës me Alimehemetin, Tabaku rrëfen pas fushatës

Shqipëria

“S’duhej të ishte mes nesh”, pas garës me Alimehemetin, Tabaku rrëfen pas fushatës

Më: 24 maj 2025 Në ora: 18:32
Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti

Kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku, e cila arriti të sigurojë mandatin në Tiranë, foli sot në  një emision televiziv për ndjesitë e saj për këtë fitore.

Tabaku tha se fitoren përballë kolegut të saj Ilir Alimehmeti nuk e konsideron sukses personal, e as privilegj.

Sipas saj mandati i deputetes është përgjegjësi për të vazhduar të bëjë punën e saj në shërbim të qytetarëve.

Jorida Tabaku: Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme, stresuese dhe me shumë vështirësi. PD vinte pas një sfide të brendshme të partisë, ishte një sfidë e re. Kisha pothuajse 3 muaj që fëmijët po e ndjenin mungesën, po më kërkonin llogari..dhe unë ndihesha keq.

Kjo është një mbështetje që sigurisht erdhi për PD, sepse ato janë vota të djathta. Nuk jam ndjerë komode sidomos ditët e fundit të numërimit, sepse gara ishte mes meje dhe doktor Alimehemtit dhe personalisht ti nuk ndihesh mirë.

Unë mendoj që Parlamentit do i bëjë mirë që të jetë edhe doktor Alimehmeti. Edhe PD i duhet …ishte një garë e ngushtë dhe nuk kishte pse të ishte mes nesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat