Kryen veprime të turpshme me një 12- vjeçare dhe i shpërndanë videot në rrjetet sociale, procedohen dy të mitur në Elbasan

Shqipëria

Kryen veprime të turpshme me një 12- vjeçare dhe i shpërndanë videot në rrjetet sociale, procedohen dy të mitur në Elbasan

Më: 30 maj 2025 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Dy të mitur janë proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme me një 12-vjeçare dhe i kanë postuar këto video në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat