Alimehmeti pas vendimit të KAS: Nuk u bazua te provat, por te një artificë

Shqipëria

Alimehmeti pas vendimit të KAS: Nuk u bazua te provat, por te një artificë

Më: 30 maj 2025 Në ora: 20:46
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti, një prej kandidatëve që garuan me PD-në në Qarkun Tiranë dhe depozitoi kërkesë ankimimi për rezultatin e tij nga zgjedhjet e 11 majit ka reaguar sot pas vendimit të kësaj pasditeje nga KAS, që rrëzoi kërkesën e tij dhe të 3 kandidatëve të tjerë nga Partia Demokratike.

Në një dalje telvizive, Alimehmeti tha se vendimi nuk te provat e dërguara, por te një artificë.

Alimehmeti u shpreh se ka prova ku ka evidentuar gabime në shifra në procesverbalet e zgjedhjeve.

 “Defakto nuk u morën me kërkesat tona, me përmbajtjen e provave, por u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro. Kaq di nga seanca, thelbi është që nuk bazohet ke provat e dërguara por te një artificë. Presim për hapat e tjera. Unë vetë në prova kam evidentuar shifra gabim në proces-verbale. Kemi parë edhe disa kamera, parregullsi në qindra vota jo vetëm të miat, që në video janë ndryshe nga proces- verbali. Nëse subjekti politik duhej të dërgonte një shkresë, duhet të na e thonin”,-tha Alimehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat