Elisa Spiropali takohet me Presidenten Vjosa Osmani: Mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Shqipëria

Elisa Spiropali takohet me Presidenten Vjosa Osmani: Mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 17:04
Foto nga takimi

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve.

Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës. 

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat