Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

Shqipëria

Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një avokate 59-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga Policia, pas kallëzimit të dy qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë mashtruar prej saj.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja Klotilda Kola dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, duke u premtuar përfaqësim ligjor që nuk e ka realizuar. Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për kapjen e saj.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen Klotilda Kola, 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat