Një ngjarje e rëndë është rregjistruar vetëm pak minuta më parë në Ersekë.
Një 65-vjeçar nga fshati Qinam ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari me iniciale A.A. ka qenë në kullota për të nxjerrë bagëtitë ndërsa ka qenë me persona të tjerë i shoqëruar dhe këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen ku kanë lajmëruar edhe policinë.
Policia konfirmon viktimën A.A. ndërsa është drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.