Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e tjerë të mjeteve që ndodheshin në zonë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Shkaku i djegies së automjetit mbetet ende i paqartë.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.