Dibër, votat rrodhën në mesin e PD-së / Pas numërimit, rezultoi se ishin “trafikuar” mes kandidatëve të opozitës

Shqipëria

Dibër, votat rrodhën në mesin e PD-së / Pas numërimit, rezultoi se ishin “trafikuar” mes kandidatëve të opozitës

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Hapja e 42 kutive të qarkut Dibër nxori zbuluar numëruesit e partive, të cilët kishin tjetërsuar votat e kandidatëve preferencialë të Partisë Demokratike.

Rinumerimi i fletëve të votimit faktoi trafikimin e votave brenda llojit, pasi Xhemal Gjunkshit i ishin zhdukur 17 vota, ndërsa Përparim Spahiut i kishin kaluar 49 vota më shumë. Hapja e kutive ngushtoi diferencën me 54 vota mes dy kandidatëve, por nuk ndryshoi renditjen e tyre në listën e hapur.

Gjunkshi: U faktua manipulimi.

Rikuperimi i votave bëri që Xhemal Gjunkshi të dilte me një kërkesë të re: për këqyrjen e pamjeve filmike dhe krahasimin e votave në kuti, hapjen e 15 kutive të Bashkisë Mat, përfshirë dhe leximin e votave të diasporës, por këtë herë hasi në kundërshtimin e të gjithë anëtarëve të KAS.

Rusmali: Tani është çështje penale.

Gjunkshi: Po, ju më jepni të drejtë për tjetërsimin e votave, por më thoni jo për renditjen.

Pas rrëzimit të tri kërkesave nga KAS, Xhemal Gjunkshi pritet ta zhvendosë betejën e tij në Kolegjin Zgjedhor. Demokratët në qarkun Dibër morën vetëm dy mandate në listën e mbyllur, ndërsa renditja në listën e hapur ka rëndësi vetëm në rast të një skenari ku një prej kolegëve fitues largohet me dëshirë apo humb mandatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat