Gjatë sherrin për motive të dobëta qëlloi me sende të forta 70-vjeçarin, arrestohet i riu

Shqipëria

Gjatë sherrin për motive të dobëta qëlloi me sende të forta 70-vjeçarin, arrestohet i riu

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 12:35

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.

Aktualisht, 70-vjeçari, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve  dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat