Shqetësuese te Shkëmbi i Kavajës! I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

Shqipëria

Shqetësuese te Shkëmbi i Kavajës! I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 17:47
Momenti kur i riu merr 4 vjecarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një i ri ka rrëmbyer një fëmijë 4-vjeçar.

Në një video të publikuar, shihet teksa i mituri po vraponte në drejtim të prindërve të tij, të cilët kishin dalë për shëtitje, kur në një moment ndalon për të luajtur.

Afër tij shkon një i ri i cili menjëherë e merr në krahë dhe fillon të largohet në drejtim të kundërt nga ai i prindërve të 4-vjeçarit.

Fatmirësisht prindërit e kanë parë menjëherë momentin kur adoleshenti tentoi të largohej së bashku me djalin e tyre në krahë dhe vrapuan për të kapur.

 “Kur e ndaluam na tha ‘mendova se kishte humbur’! Frika më e madhe është nëse dikush tjetër qëndron pas tij, apo nëse e ka bërë nën efektin e drogës. Mund t’i ndodhë sërish me fëmijën dikujt tjetër, nuk duhet të kalohet aq lehtë,” shkruan babai i djalit ndër të tjera në postimin e shpërndarë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Më tej, babai i 4-vjeçarit ngre shqetësimin duke u bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa që kjo ngjarje mos përsëritet më dhe se fëmijët të ndihen të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat