U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Shqipëria

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushën, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.

Dusha u ekstradua në Shqipëri nga Zimbabve dy ditë më parë, pas një periudhe të gjatë kërkimi ndërkombëtar.

Ai akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit në vend. Sipas SPAK, Dushës i janë ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Vendimi i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të thelluara ndaj zyrtarëve dhe administratorëve të përfshirë në këtë aferë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat