Pasdite priten reshje shiu në disa zona, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Shqipëria

Pasdite priten reshje shiu në disa zona, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të nisë me kthjellime, por në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave, kryesisht në zonat malore të vendit. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zona të caktuara si lugina dhe bregdet, herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Për sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me intensitet 1-2 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe pushime bregdetare.

Qytetarët këshillohen të marrin masa të kujdesit, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet e papritura mund të sjellin vështirësi të përkohshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat