Furnizonin me karburant mjete të ndryshme lundruese dhe nuk përdornin kasë fiskale, procedohen dy persona

Shqipëria

Furnizonin me karburant mjete të ndryshme lundruese dhe nuk përdornin kasë fiskale, procedohen dy persona

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një administrator dhe menaxheri i  një karburanti kanë përfunduar në pranga nga Policia pasi furnizonin me karburantë mjete të ndryshme lundruese, pa përdorur kasë fiskale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve, se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat