Gazetari Enton Abilekaj tha sot se thelbi i deformimit të zgjedhjeve të 11 majit është sistemi 4-vjeçar i partisë-shtet
Në një dalje televizive në ‘Syri Tv’, Abilekaj u shpreh se kjo është problematika më e rëndësishme, që sipas tij duhet të thuhet në Asamblenë Parlamentare të KE-së nga deputetët e opozitës.
“Problemi është se, siç është, këtu kemi të bëjmë me një parti-shtet e cila rekruton dhe punon 4 vite ose nonstop me sallën publike, me njerëz që kanë interesa, me administratën publike dhe me bizneset e organizatat kriminale. Kjo është një normalitet 4-vjeçar që krijon një sistem, i cili në zgjedhje ka vetëm një mbiangazhim.
Kur nuk ka zgjedhje, ky sistem është ai që pengon mediat për të thënë të vërtetën; ky sistem është ai që pengon shoqërinë civile të protestojë; ky sistem është ai që gjithnjë e më shumë pengon të drejtat politike dhe demokratike.
Kjo është ajo që mendoj se duhet të thuhet në Asamblenë Parlamentare të KE-së nga deputetët e opozitës. Ky është thelbi i zgjedhjeve. Nuk është problem “treni bullgar” apo makinat me para, sepse këto janë detaje që lidhen me një sistem që ka katër vite që funksionon në këtë mënyrë.
Nëse ne nuk luftojmë këtë, ne nuk mund të kuptojmë pse opozita kërkon qeveri teknike dhe nuk kuptojmë dot pse kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje të lira”,-tha Abilekaj.