Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë më Prokurorinë e Posaçme, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Myzyri është shoqëruar në seancë nga avokati i tij, Ermir Beta.
Sipas burimeve pranë organit të akuzës, hetimet ndaj tij lidhen tenderin e mirëmbantjes së aksit Rrëshen-Shpal, i cili dyshohet se është kryer në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e disa procedurave prokurimi të dyshimta.