“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji në konferencë: Bëra sakrificë për interesin publik, më burgosën për zgjedhjet

Shqipëria

“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji në konferencë: Bëra sakrificë për interesin publik, më burgosën për zgjedhjet

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 18:20
Ervin Salianji

“Është një sakrificë e bërë nga ana ime në dobi të interesit publik.

Është i pari rast në 34 vite që  një individ dënohet për një denoncim publik. Nuk kam pasur akuzë as për korrupsion e as për vjedhje, por kam pasur qëllim të rrëzojë qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam qenë përfaqësues i PD, duhet të izolohesha para zgjedhjeve.

Jemi në një situatë ku vullneti i një individi përcakton mbi çdo normë. Pasoja e veprimit tim ishte që një i dënuar shkoi dhe u dorëzua në Itali.

Kur ka sjellë një pasojë pozitive për shoqërinë dhe kosto qeverisë, duke faktuar para qytetarëve jo vetëm lidhje me kartelën e drogës. I miri është ai që merret me trafik ndërkombëtar, i keqi është ai që mbron interesin publik

Burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë që e kam marrë si kosto për angazhimin publik dhe mos dorëzimit të vërtetës dhe personalitetit të individit”-u shpreh Salianji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat