Nuk shuhet zjarri në Drenovë/ Rreth 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri

Shqipëria

Nuk shuhet zjarri në Drenovë/ Rreth 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Drenovës.

Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.

Pjesë e operacionit është bërë edhe helikopteri Cougar, i cili prej më shumë se një ore është duke operuar nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit

Në vijim të përpjekjeve për menaxhimin e situatës, në terren pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të koordinuar më tej veprimet emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat