Vau i Dejës/ Kapet në flagrancë me armë zjarri, vihet në pranga 28-vjeçari.

Shqipëria

Vau i Dejës/ Kapet në flagrancë me armë zjarri, vihet në pranga 28-vjeçari.

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 09:30
Policia

Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje në fshatin Nënshat.

I ndaluari është shtetasi E. P., banues në këtë zonë, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës teksa lëvizte me një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan si prova materiale, ndërsa ndaj të riut tashmë kanë nisur procedurat ligjore. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat