Kolonjë/ Humbi jetën 2 muaj më parë në klinikë mjekësore, bashkëshortja denoncon për mos diagnostikimin e duhur

Shqipëria

Kolonjë/ Humbi jetën 2 muaj më parë në klinikë mjekësore, bashkëshortja denoncon për mos diagnostikimin e duhur

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një denoncim për bluzat e bardha për shkak se humbi jetën vjen nga Erseka. Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësor të një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë.

Për këtë ngjarje është policia vendase që raportuar denoncimin:

“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet.”

Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat