Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Shqipëria

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin mjekësor të maternitetit.

Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm

“Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat