“Kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”/ Rama: Masa për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Shqipëria

“Kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”/ Rama: Masa për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 13:18
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reaguar sërish lidhur me zaptimin e hapësirave publike, duke bërë të qarta që puna për çlirimin dhe për t’i kthyer hapësirën komunitetit do të vazhdojë.

Rama ka ndarë në Facebook një fotografi të një gomisterie, duke theksuar se “nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës”

Po ashtu nënvizon se do të merren masa ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama në statusin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat