Ra aksidentalisht nga skela teksa punonte, 55-vjeçari përfundon në spital! Shoqërohet në polici pronari i banesës

Shqipëria

Ra aksidentalisht nga skela teksa punonte, 55-vjeçari përfundon në spital! Shoqërohet në polici pronari i banesës

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se ka rënë nga skela ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale P. S., po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasi me iniciale G. S., pronar i banesës ku po kryheshin punime, u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S.

Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat