Temperatura maksimale arrin 39 gradë Celcius, në disa zona rrebeshe të izoluara shiu

Shqipëria

Temperatura maksimale arrin 39 gradë Celcius, në disa zona rrebeshe të izoluara shiu

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Pas-mesditës dhe në vijim, priten vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga nga 16°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 39°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat