Kavajë/ Grabitën para në banesë dhe një automjet, pranga dy personave

Shqipëria

Kavajë/ Grabitën para në banesë dhe një automjet, pranga dy personave

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Kavajë.

Kjo në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”.

Shtetasit Nazim Liçi dhe Gentina Gjyzeli në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret.

Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat