Detaje nga vdekja e 52-vjeçares në Pogradec dyshohet për vrasje për motive pronësie

Shqipëria

Detaje nga vdekja e 52-vjeçares në Pogradec dyshohet për vrasje për motive pronësie

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie.

52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat