Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm

Shqipëria

Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka bërë një postim në rrjete sociale ku përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunami që është lëshuar në vend pas tërmetit të fuqishëm në Rusi.

Ambasada Shqiptare u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara nga autoritetet vendase dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale, ndërsa ka publikuar edhe numrat e komunikimit për çdo problematikë apo nevojë për ndihmë në lidhje me këtë situatë.

Në rast nevoje, ju lutemi të kontaktoni:

 [email protected]

WhatsApp: +81-70-9023-3905

 +81 80 4357 2971

“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në postim, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Kamchatkën rreth orës 11:25 të mëngjesit, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe evakuime në Japoni dhe SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat