I riu shkon në spital I plagosur me armë zjarri! Ja si është gjendja e 27-vjeçarit

Shqipëria

I riu shkon në spital I plagosur me armë zjarri! Ja si është gjendja e 27-vjeçarit

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 Gusht) rreth orës 23:00.

I riu me iniciale R. Ç., është qëlluar në këmbë në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.

27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat