Situata me zjarret në Delvinë/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë në orët e vona

Shqipëria

Situata me zjarret në Delvinë/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë në orët e vona

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 08:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas situatës së vështirë me zjarret e mbrëmjes së të martës në Delvinë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbledhur në orët e vona, duke gdhirë e mërkura, strukturat e Emergjencave dhe Ushtrisë si dhe strukturat drejtuese vendore.

“Në Delvinë, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë, për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet.”, shkruan Vengu, ndërsa ndan disa foto nga kjo mbledhje.

Në mbrëmjen e kaluar situata u përkeqësua në Bashkinë Delvinë, pasi zjarri mbërriti pranë qytetit. Flakët i janë afruar spitalit dhe për arsye sigurie, autoritetet urdhëruan largimin e pacientëve dhe stafit.

Zjarri rrezikoi gjithashtu puset dhe disa depozita nafte që ndodhen në kodrat pranë Delvinës. Dhjetëra banorë në lagjet periferike u larguan për të shmangur rrezikun për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat