“Këmbanat po bien dhe për ne”, demokrati Shehu paralajmëron qeverinë e Ramës: Shurdhërisë po i vjen fundi!

Shqipëria

“Këmbanat po bien dhe për ne”, demokrati Shehu paralajmëron qeverinë e Ramës: Shurdhërisë po i vjen fundi!

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 18:45
Tritan Shehu

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka përdorur situatën aktuale në Serbi për t’iu drejtuar shqiptarëve lidhur me situatën politike në vend.

Kujtojmë që ditët e fundit, qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç po përballet me një kryengritje të popullit, të cilët kanë nxitur protesta të dhunshme e masvie duke kërkuar që shtetit i tyre të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në postimin e tij në rrjete sociale, demokrati shkruan se të njëjtat këmbana po bien dhe për Shqipërinë dhe regjimin në vend, referuar këtu qëndrimit të gjatë në krye të shtetit të kryeministrit Edi Rama.

Tritan Shehu shkruan se “shurdhërisë po i vjen fundi” dhe se zhurma e fortë e këtyre këmbanave duhet të vendosë në lëvizje këdo me qëllim për t’i hapur rrugën demokracisë së vërtetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat