Vatra zjarri në Borizanë të Krujës, flakët 1 kilometër larg depove të dinamitit

Shqipëria

Vatra zjarri në Borizanë të Krujës, flakët 1 kilometër larg depove të dinamitit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 20:08
Zjarret

Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve në Krujë.

Bëhet me dije se zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonjë guroreje të re.

Gjithashtu për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion.

Sakaq, flakët janë përhapur edhe nga era e fortë, duke djegur disa hektarë të tërë me pisha të reja. Por situata është edhe më alarmante, pasi rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat