Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

Shqipëria

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 16:53
Noka dhe Blushi

Një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë Tedi Blushi është zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Raportohet se në qendër të diskutimeve që zgjatën për rreth 2 orë ka qenë vijimi i aksionit opozitar në shtator.

Po ashtu palët mësohet se kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike, aksionin e opozitës në terren dhe nismat parlamentare që pritet të ndërmerren me nisjen e sesionit të ri në Kuvend.

Një pikë tjetër e rëndësishme që është folur nga Noka dhe Blushi ka qenë rinisja e protestave komëbtare nga PD dhe PL në kuadër të lëvizjeve të përbashkëta opozitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat