Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht pasi ka dalë në kohë nga automjeti.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve në kohë, automjeti është shkrumbuar plotësisht. Sipas raportimeve, shoferi po udhëtonte nga fshati Dhoksat drejt Gjirokastrës.
Drejtuesi i automjetit ka deklaruar se gjithçka ndodhi brenda pak minutave dhe mjeti filloi të nxirrte tym teksa ishte në lëvizje.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa me siguri flakët janë përhapur për shkak të ndonjë defekti teknik në automjetin tip "Ford".