Parakalime të rrezikshme në Shëngjin, "Rrugorja" ndëshkon me gjobë shoferët e pabindur

Shqipëria

Parakalime të rrezikshme në Shëngjin, "Rrugorja" ndëshkon me gjobë shoferët e pabindur

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 18:43
Ilustrim

Katër shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore në Shëngjin pasi kryen parakalime të rrezikshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia mori masa pas një videoje që qarkulloi në rrjete sociale ku shfaqeshin automjetet duke kryer parakalime të gabuara.

Rrugorja ndëshkoi me gjobë prej 12,000 lekësh shoferët ndërsa njërit prej tyre iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

"Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit", njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat