Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i dy punonjësve të IMT-së këtë të mërkurë, pas denoncimeve ndaj tyre për rryshfet.
Bazuar në publikime, dyshohet se këta zyrtarë kanë marrë para nga një subjekt për tendat e vendosura në hapësirat publike.
Po ashtu mësohet se janë vënë në pranga në një lokal në Kombinat.
Arrestimi mësohet se ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.
Aksioni u krye pas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove.
Të arrestuarit janë N. Z., punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, G. F., punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, E. Ç., punonjës i IMT Tiranë Inspektor Zona Pezë, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K. Zh. punonjës i IMT Tiranë.