Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda

Shqipëria

Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme të shumta në të gjithë qytetet e vendit.

Në Vlorë, disa nga akset janë përballur më probleme të trafikut të rënduar dhe përmbytje e dëmtime të rrugëve. 

Raportohet se një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë.

Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda. Ndërkohë në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat