Festivali i Yjeve, Rama poston videon përmbledhëse nga Fushë-Stundë e Librazhdit

Shqipëria

Festivali i Yjeve, Rama poston videon përmbledhëse nga Fushë-Stundë e Librazhdit

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 22:42
Edi Rama

Kryemimistri Edi Rama ka postuar një video përmbledhëse nga festivali i yjeve në Librazhd. 

”Festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd”, shkruan Rama teksa në video shihet ndër të tjera dhe performanca e grupit të njohur Elita 5.

Festivali filloi në muzgun e natës së fundit të gushtit për të vazhduar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit.

Pjesëmarrësit në këtë event shijuan një super spektakël në natyrë, nën ndriçimin e yjeve dhe zjarreve.

Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar edhe nga të huajt që vizitojnë qarkun e Elbasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat