Analisti Fatos Lubonja ka shprehur bindjen se regjimi aktual politik në Shqipëri nuk mund të ndryshohet përmes zgjedhjeve, duke e krahasuar situatën me atë të vitit 1997. Në emisionin Log. në News24, Lubonja u shpreh se sistemi është konsoliduar në një mënyrë të tillë që nuk lejon rotacion demokratik.
Fatos Lubonja: Unë mendoj se ky regjim kështu sic është konsoliduar nuk rrëzohet me zgjedhje. Edhe në 1997 Sali Berisha nuk rrëzohej edhe pse ishte regjim, sepse ishte regjim, po të mos kishin rënë piramidat dhe ajo që ndodhi.
Agim Baçi: Pra duhet të ndodhë një apokalips prapë?
Fatos Lubonja: Po, unë kështu mendoj.
Agim Baçi: Po atë e bëjnë qytetarët.
Fatos Lubonja: Unë nuk e uroj, por këtu rënia ekonomike, që do të thotë luftë kundër krimit të organizuar. Ti mendon se i dorëzojnë të gjitha ata që kanë pastruar paratë ato prona që kanë vënë?! Ata zotërojnë pushtetin, Edi Rama është menaxheri i interesave të tyre.