I shoqëruar nga bashkëshortja, ambasadori Shkurov niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

I shoqëruar nga bashkëshortja, ambasadori Shkurov niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës. Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.

Në helikopter për të asistuar është edhe një mjek nga spitali i Korçës, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.

Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat