U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet nga policia 37-vjeçari! Ja si është gjendja e tij

Shqipëria

U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet nga policia 37-vjeçari! Ja si është gjendja e tij

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 10:19
Spitali i Vlores

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin që dyshohet se u  vetëplagos me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftuan blutë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat