Skandali s*ksual në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit

Shqipëria

Skandali s*ksual në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 15:44
Safet Gjici

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku kërkonte pafajësi mbi akuzat që rëndojë ndaj tij.

Gjici kërkoi prishje të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, por, GjL e ka refuzuar.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi, Safet Gjici, kundër vendimit nr. 25 (87-2024-175), datë 24.6.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata.

Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për skandalin seksual brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Gjici është liruar nga qelia për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe iu vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat