Për gazetaren e News24, Klodiana Lala, dinamika e ngjarjes së Salarisë ku mbeti i vrarë biznesmeni Italian 44-vjeçar Eduardo Sarchi deri tani është ajo që është bërë publike në media, sipas dëshmive të personave në vendngjarje.
E ftuar në “Kjo Javë”, Lala ka sqaruar se mbrëmjen e 29 shtatorit, biznesmeni dhe Eqerem Braçi po darkonin në Salari të Tepelenës bashkë me djalin e tij Gazment, kur rreth orës 11.30 djali i Eqeremit, Gazmenti ka dalë për gjueti.
“Në një vend midis Salarisë dhe Bolenit është përplasur me autorin e dyshuar Kamber Sulçaj për dritat e gjata por nuk dihet nëse ka patur përplasje fizike, por ka patur debate të ashpra, duke iu referuar dëshmisë së njërës palë. Gazmenti është kthyer drejt shtëpisë por autori e ka ndjekur nga pas. Në një moment e ka lënë makina dhe ka telefonuar babain, i cili është nisur bashkë me ortakun e tij italian”, ka vijuar Lala, duke sqaruar dhe hipotezat e ngritura dhe në mediat italiane për këtë ngjarje.
Lala thotë se biznesmeni ka qenë nën breshërinë e plumbave që derdhi drejt makinave të tyre autori Kamber Sulçaj, i cili përdori armë me dylbi.
“Si pasojë e plumbit që ka marrë në këmbë ka patur gjakderdhe, duke qenë se breshëria ka zgjatur afro 40 minuta, nuk ka mundur të shhpëtojë.
E pyetur nëse kjo tentativë e autorit ishte për ti trembur apo vrarë, gazetarja Klodiana Lala tha se Sulçe ishte me rekorde kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë dhe synimi i tij ka qenë për ti vrarë.
Por gazetarja Lala tha se po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit të krimit.
“Nga kqyrja e celularëve, kamerat e sigurisë, si ka lëvizur autori ku i ka fshehur armët e makinën. Policia e shtetit vijon aksionin për kërkimin e tij, pasi dhe policia italiane ka ngritur kërkuar informacion, madje është kërkuar informacion dhe në rrugë diplomatike, mediat italiane kanë ngritur dyshime dhe për ngjarje të tjera. Autori e saj “Vijojnë kërkimet për autorin e dyshuar në vrasjen e biznesmenit italian.
Si gazetare kam dhe unë dyshimet e mia dhe po ndjek hetimet hap pas hapi. Autori i dyshuar mund të japë një panoramë tjetër nëse arrestohet”, tha Lala.