“Gjon Shkambi na ka kërcënuar vazhdimisht” – Flet banori në konflikt pronësie

Shqipëria

“Gjon Shkambi na ka kërcënuar vazhdimisht” – Flet banori në konflikt pronësie

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykatës së Apelit në Tiranë një ditë më parë menjëherë sapo dha një vendim në favor të 30 familjeve të strehuara në një objekt pronësinë e të cilit e pretendonte edhe autori i krimit.

Policia arrestoi lidhur me këtë ngjarje të rëndë ekzekutorin Elvis Shkambi, dalën e tij, Gjon Shkambi i cili akuzohet për bashkëpunim në vrasje dhe rojën e sigurisë, Banush Koxhaj për shpërdorim detyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, një nga banorët e strehuar në objektin që u bë mollë sherri në Shkodër tregoi kalvarin e gjatë të përplasjeve të 30 familjeve më familjen Shkambi qëkurse në vitin 92, kryebashkiaku i atëhershëm, Lorenc Luka i kishte strehuar këto familje në këtë ndërtesë.

“Banesat i kemi marrë me vendim bashkie në 92, konflikti ka nisur pas gjumë votash se ka marrë një vendim gjykate që ne e kemi zënë forcërisht ndërtesën. Në vijim ne kemi kërkuar ta privatizojmë këtë objekt, kur Lorenc Luka na ka thënë në 2009 që nuk privatizohet për disa arsye. Në 2012 na vjen një shkresë nga një përmbarues që të lirojmë objektin, këtu u mobiluam të gjithë si banorë.

Në 2014 kemi marrë një vendim gjykate që rrëzon të gjitha veprimet përmbarimore, sepse banesat nuk ishin zënë forcërisht siç pretendohej por ishim me aktmarrëveshje nga bashkia, ndaj kemi bllokuar secila familje 1,2 mln lekë në thesar të shtetit. Kjo është kontradikta mes kryetarit të bashkisë së kohës Lorenc Luka dhe pronarit. I kanë kërkuar në të gjitha gjykatat që të sjellë aktin e trashëgimisë dhe të lirohet prona. Kemi zhvilluar gjyqin në Apel në datë 24 shtator dhe ishte lënë vendimi në datën 6 kur ndodhi vrasja. Gjon Shkambi na ka kërcënuar vazhdimisht, është dënuar me gjobë nga Gjykata Administrative e Shkodrës, ka tentuar të hyjë në shtëpitë tona me zor”, tregoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat