Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Pas daljes nga selia rozë, drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi ka njoftuar se Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS-së për bashkinë e Vlorës.
"Për bashkinë e Vlorës menduam të jetë një person me përvojë dhe një figurë me eksperiencë në politikë.
Ajo do të jetë Brunilda Mersini.", u shpreh Bledi Çuçi.