Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja, duke ngritur shqetësimin për mungesën totale të përgjegjshmërisë në institucionet shqiptare.
Hoxha tha se në Shqipëri mungon kultura e dorëheqjes dhe askush nuk mban përgjegjësi.
“Kush mund ta japi dorëheqjen? Nuk kemi ne kulturë të japim dorëheqjen. Vetëm Sivinjo nesër mund të japi, nëse humb. Nuk e kemi ne këtë kulturë, as të klasës politike, as të magjistratëve që të ndjejnë përgjegjësi deri në atë shkallë, e të thonë që kjo nuk eci dhe unë duhet të largohem'”, tha ai.
Gazetari akuzoi politikën për përhapjen e gjuhës së dhunës, duke filluar që nga kryeministri Rama.
“Përgjegjësi? Një sistem i tërë i devijuar, është gjuha e urrejtjes që nuk e përdorin mediat, por kryeministri i pari”, tha ai.
Artan Hoxha: Ka pasur edhe raste që gjyqtarët kanë qëlluar me armë edhe njëri-tjetrin, ka qenë me shumë përvojë, jo të rinj. Një rast ka qenë një Prokuror që ka plagosur një kryetar Gjykate.
Kush mund ta japi dorëheqjen? Nuk kemi ne kulturë të japim dorëheqjen. Vetëm Sivinjo nesër mund të japi, nëse humb. Nuk e kemi ne këtë kulturë, as të klasës politike, as të magjistratëve që të ndjejnë përgjegjësi deri në atë shkallë, e të thonë që kjo nuk eci dhe unë duhet të largohem.
Kush është përgjegjësi? Një sistem i tërë i devijuar, është gjuha e urrejtjes që nuk e përdorin mediat, por kryeministri i pari që shpërndan çdo javë shpërthime me eksploziv. Nuk e kuptoj si nuk i thotë dikush që kjo ka ndikim. Pse duhet të vësh eksploziv dhe ta shpërndash.
Gjuha e politikanëve në Kuvend, në proceset e tyre. Kur një prokurore e Shkodrës nuk kishte dhënë vendim siç donte kryeministri, u sulmua personalisht. Patë gjë ju që të ngriheni prokurorët e këtij vendi dhe të hynin në grevë 48 orë, deri sa të kërkonte ndjesë? Përkundrazi, iu sul një tjetri një muaj më vonë. Kur qytetari shikon që kryeministri po i zgjidh gjerat me dhunë dhe pushtet, çfarë do bëjnë ata.