Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn

Shqipëria

Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 14:28
Kastriot Ismailaj

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajn, për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA.

Gjykata Penale e Tiranës ka dënoi më 25 Tetor 2017 me 11 vite burg ish-administratorin i kompanisë DIA për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Prokuroria kërkoi në atë kohë dënimin e Kastriot Ismailajt me 15 vite burg për skandalin e CEZ-DIA, por gjykata e zbriti dënimin me 4 vite.

Gjithashtu ish-administratorit të kompanisë DIA, me vendim të Gjykatës së Tiranës, iu konfiskuan edhe 4 milionë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat