64 vite larg BE-së/ Salianji: Me këtë qeveri jemi 300 vite larg, duhet të ecnim me ritme të shpejta!

Shqipëria

64 vite larg BE-së/ Salianji: Me këtë qeveri jemi 300 vite larg, duhet të ecnim me ritme të shpejta!

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 00:58
Ervin Salianji

Përmes një interviste, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nëse do të kishte një kriteret për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja.

Salianji shtoi se Rama është një kryeministër delirant dhe se Diella ishte një karagjozllëk që Rama të bënte një operacion PR-i për të huajt!

Salianji: Nëse do të kishte një kriteret për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja. Sjellja është një ndër kriteret që i përmban drejtuesit e institucioneve demokratike. Ky raporti sot e rrëzoi të gjithë këtë. Të gjithë treguesit na thonë se jemi më shumë se gjysmë shekulli pas nga BE-ja. Të gjitha kritere që jemi mbi 50 vite larg, do të duhej që të ecnim me ritme shumë të shpejta, por nuk ka asnjë element që e tregon këtë, edhe pse Rama thotë se në vitin 2027 do të mbyllim negociatat, ndërsa institucionet i nënshtrohet një njeriu. Nuk kemi as parlament, ngrenë dorën kot.

Ky është problemi kryesor që kemi, pasi nuk ka sundim të ligjit, por të Maliqit dhe e drejt vendoset nga humori i Ramës. Në cilin nga kapitujt kemi avancuar realisht? Nëse do të jetë për shkak të një vendimmarrje gjeo-politike që të jemi në BE, atëherë është e mirëpritur, por jo për meritën e Edi Ramës. Rama është një kryeministër delirant. Diella ishte një karagjozllëk që Rama të bënte një operacion PR-i për të huajt!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat