Masat e sigurisë, kryepolici Ilir Proda takim në GJKKO me drejtuesit e gjykatës

Shqipëria

Masat e sigurisë, kryepolici Ilir Proda takim në GJKKO me drejtuesit e gjykatës

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:52
Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda mëngjesin e kësaj të marte është fotografuar duke u futur në ambientet e GJKKO-së.

Proda është paraqitur lidhur me masat e sigurisë të kërkuara për gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit javën e kaluar.

Proda pritet që gjatë këtij takimi të diskutojë me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese për mënyrat e garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat